27/07/2024

Rama: KFOR-i nuk është pushtues, por njësia e çlirimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në seancën e sotme parlamentare të Shqipërisë, ku po trajtohet rezoluta për çështjen e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka komentuar sërish deklaratën e tij se KFOR-i duhet të marrë përgjegjësinë absolute për të kontrolluar veriun e Kosovës.

“Unë këtu flasë për përgjegjësinë absolute që KFOR duhet të marrë për ta vënë nën kontroll veriun. Gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot, objektivisht. Dhe këtë të forcave të pamjaftueshme të KFOR-it e thonë vet udhëheqësit e lartë të Kosovës. Ndërkohë që KFOR-i e ka shprehur sa herë ka kërcitje pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, sepse është e qartë që nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet se nuk kemi bashkëpunim si duhet”.

“Por ja që si gjithmonë, edhe kur unë them të njëjtën si udhëheqja e Kosovës, përplot të armatosur në Facebook andej e këndej, të helmuar nga ai planeti tjetër, jam po aq Esat Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë me udhëheqjen në Beograd. Kjo më siguron se kam thënë gjënë e duhur, për interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë”.

“Por cili sovranitet iu rrezikua Kosovës nga shtimi i forcave të NATO-s në veri, dhe si duhet kuptuar ky sovraniteti aktual ku në atë zonë ndizet dhe shuhet konflikti sipas oreksit dhe agjendës së individëve dhe grupeve që janë, jo vetëm një miks i politikës ultranacionaliste serbe me llumin e krimit të organizuar, por gëzojnë edhe mbështetjen e trupave të indoktrinuar atje dhe të varfëruar nga izolimi i banorëve të atjeshëm që ushqehen me lëmoshën e Beogradit dhe tutorët e krimit të organizuar, ndërkohë që shtetit sovran të Kosovës nuk i njohin asnjë autoritet, nuk i paguajnë asnjë taksë e asnjë faturë dritash që nga 1999. Ndjesë, por kjo mënyrë e qasjes ndaj një problemi kaq serioz mua më duket si alibi për ta mbajtur gjallë burimin e konfliktit, jo si shqetësim logjik për sovranitetin e territorit të Republikës së Kosovës, garanti më i fortë dhe më i padiskutueshëm i së cilit është prania e NATO-s, jo turma e sherrxhinjve me profile fallco që mësyjnë në rrugën e komunikimit në këto raste për të shkatërruar armikun njëherë e mirë. KFOR-i nuk është ushtri pushtuese në Kosovë, por njësia e çlirimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës”, deklaroi Rama në seancën e Parlamentit Shqiptar.

“Si mund të garantohet qetësia atje në mënyrë përfundimtare nëse në mënyrë përfundimtare nuk garantohet paqja zyrtare, dhe paqja jo me mua e me Shqipërinë, por paqja me Serbinë. Sepse paqja bëhet me armikun, e jo me vëllain”, theksoi kryeministri Edi Rama. /Klankosova.tv

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...