17/02/2026

Lista Serbe humb mbështetje të konsiderueshme

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Politika e keqe në dhjetë vjetët e fundit” dhe “barrikadat në veri të Kosovës” janë disa nga arsyet përse Lista Serbe po e humb besimin e disa banorëve të Mitrovicës së Veriut, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

Se kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë – ka humbur mbështetje, e tregon edhe një hulumtim i organizatës joqeveritare, Aktiv, për pozitën e komunitetit serb në veri të Kosovës. Rezultatet e tij u publikuan në fillim të marsit dhe nga 350 të anketuar, vetëm 2.4 për qind thanë se i besojnë Listës Serbe.

Nga viti 2013, kur edhe është formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar, Lista Serbe ka marrë mbi 90 për qind të votave pothuajse në të gjitha zgjedhjet.

Megjithatë, vëzhgues nga Bashkimi Evropian kanë thënë në raportet e tyre se kjo parti “ka monopolizuar jetën politike mes serbëve në Kosovë”. Sipas tyre, kandidatë dhe aktivistë të Listës Serbe kanë bërë trysni mbi votuesit.

Kujt i besojnë serbët e veriut të Kosovës?

Nikolla, nga Mitrovica e Veriut, i tha Radios Evropa e Lirë se tensionet në veri të Kosovës në vitin 2022, e kanë bërë atë që të humbasë besimin te Lista Serbe. Ai tha se nuk i beson asnjërit prej përfaqësuesve politikë.

“…sepse kemi kaluar një periudhë të caktuar në barrikada, jo vetëm në këto të fundit, por gjatë gjithë vitit të kaluar, dhe nuk e di se çfarë kanë arritur [me to]”, tha Nilkolla.

Qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Milloshi.

“E kemi humbur besimin [në Listën Serbe], sidomos për shkak të situatës që është krijuar, për shkak të udhëheqjes së saj”, tha ai.

Grupe të qytetarëve serbë, më 31 korrik dhe 10 dhjetor të vitit të kaluar, kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës, për të kundërshtuar zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Paraprakisht, zyrtarë të Listës Serbe kanë paralajmëruar “rezistencë” dhe më pas kanë mbështetur bllokimin e rrugëve kryesore në veri.

Ana nga Leposaviqi nuk është e kënaqur me politikën e pushtetit vendor. Sipas saj, “nuk ka më rend e ligj”.

“Unë nuk punoj askund, janë të punësuar kryesisht njerëz partiakë dhe kaq… Më e keqja është se nuk ka polici, nuk ka ligj, nuk ka rend, fëmijët janë të pambrojtur”, tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...