05/10/2024

Lista Serbe i ankohet shefit të ri të BE-së në Kosovës: Kurti do t’i dëbojë serbët, mungesa e Asociacionit, shkaku i të gjitha problemeve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav është takuar me përfaqësues të Listës Serbe pas takimeve që i pati këto ditë me krerët e vendit dhe kryetarët e partive politike shqiptare.

Lista Serbe tha përmes një postimi në Facebook se “në takim u prezantua pozita e vështirë e popullit serb”.

“Populli serb çdo ditë vuan nga represioni i regjimit të Albin Kurtit, qëllimi i dukshëm i të cilit është dëbimi i popullit serb nga këto vise”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Lista Serbe kërkoi “përfshirje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, deeskalim të situatës në veri dhe veprime konkrete të Bashkimit Europian” për “mbrojtjen e popullit serb”.

Partia më e madhe serbe në Kosovë nuk harroi ta përmendte Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se forimi i tij “është vonuar për më shumë se 11 vjet”. Mungesën e këtij asociacioni, ata e paraqitën para ambasadorit Orav si shkakun e të gjitha problemeve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...