05/11/2026

Mali i Zi, ulliri 2.248-vjeçar që simbolizon paqen

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Kjo pemë e cila është mbi 2.000 vjeçare, ka rëndësi të madhe për banorët e Tivarit sepse është dëshmi e qytetërimit dhe zhvillimit tonë në frymën e miqësisë”, tha Alkoviq

Pema e ullirit 2.248-vjeçar, i cili sfidon vitet, vazhdon të simbolizojë paqen në rajonin Mirovica të qytetit të vogël historik të Tivarit, në Mal të Zi.

Qyteti historik i Tivarit, në bregun e Detit Adriatik, afër kufirit të vendit me Shqipërinë, është i njohur si vendi i pemëve të ullirit.

Duke mbajtur emrin “Ulliri i vjetër” 2.248 vjeçar në rajonin e Mirovicës, që do të thotë “vendi i paqes” në Tivar dhe duke dëshmuar paqen në qytet, pema qëndron me gjithë madhështinë e saj, duke sfiduar vitet.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Ullirit të Tivarit, Qazim Alkoviq në një prononcim për Anadolu foli për rëndësinë e pemës së vjetër në qytet.

Ai tha se pema e vjetër e ullirit ndodhet në rajonin Mirovica të qytetit të Tivarit. “Ky rajon, siç kuptohet nga emri i tij, njihet si një vend ku familjet e zemëruara pajtohen dhe zhvillojnë miqësi. Kjo pemë, e cila është mbi 2.000 vjeçare, ka rëndësi të madhe për banorët e Tivarit, sepse është dëshmi e qytetërimit dhe zhvillimit tonë në frymën e miqësisë”, tha Alkoviq.

– “Mosha e pemës është përcaktuar nga Fakulteti i Pylltarisë të Universitetit të Stambollit”

Duke vënë në dukje se shoqata e tyre kryen aktivitete si zhvillimi i kultivimit të ullirit dhe trajnimi i prodhuesve të rinj të ullirit, Alkoviq tha se po punojnë për promovimin e ullirit dhe vajit të ullirit si dhe përmirësimin e marrëdhënieve turistike me kultivimin e ullirit.

“Në këto punime mësuam se kjo pemë që ne e quajmë ‘ulliri i vjetër’ është edhe ‘ulliri më i vjetër në rajon’. Në kuadër të projektit tonë, një ekip nga Fakulteti i Pylltarisë i Universitetit të Istanbulit erdhi këtu 8 vjet më parë, bëri matje dhe mori të dhënat nga pema. Një muaj më vonë na u dërgua dokumenti zyrtar në lidhje me moshën e kësaj peme. Me certifikatën që morëm në vitin 2015 mësuam se pema ishte 2.240 vjeçare, pra sot është 2.248 vjeçare”.

– “100 kilogramë ullinj merren nga ulliri i vjetër”

Alkoviq thekson se shoqata e tyre kryen traditën e mbledhjes së ullinjve rreth “ullirit të vjetër” çdo vit. “Ne e fillojmë periudhën e vjeljes së ullirit në Mal të Zi duke mbledhur ullinjtë e ‘ullirit të vjetër’. Të gjithë marrin pjesë në procesin e vjeljes së ullirit, pavarësisht nga pozicioni i tyre në shoqëri apo gjendja financiare”, tha ai.

Sipas tij, ullinjtë mblidhen me dorë në mënyrë që të mos dëmtohet pema. Ai tha se nga “pema e vjetër e ullirit” kanë marrë mesatarisht 100 kilogramë ullinj, që është 7-8 kilogramë vaj ulliri.

Alkoviq tha se vajin e ullirit që marrin e ruajnë në kuti të posaçme druri dhe se vaji i ullirit i marrë nga një pemë 2.248 vjeçare nuk mund të matet me asnjë pasuri.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

dizipaldeneme bonusupadişahbetholiganbetcasibomcasibom girişcasibom güncelbetpasjojobetmarsbahismarsbahisGrandpashabet TwitterGrandpashabet Türkiyetaraftarium24casibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairmarsbahissahabetdeneme bonusucanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvtaraftarium24justin tvtaraftarium24deneme bonusujustin tvdeneme bonusutaraftarium24justin tvtaraftarium24deneme bonusuiptvtaraftarium24justin tvtaraftarium24iptvjustin tvporno izledeneme bonusudeneme bonusutaraftarium24dizipaljustin tvjustin tvsahabetsahabetpusulabetpusulabetvdcasinomarsbahiscasibomsuperbetintipobetgrandpashabet girişcasibomholiganbetjojobetcasibomcasinolevantholiganbetjojobetjojobetjojobetholiganbetjojobetcratosroyalbetbetciojustin tvvdcasinotaraftarium24deneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvbetciobetciojojobetbets10casinolevantcasinolevantcasinolevantholiganbetcratosroyalbetbettiltGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetbets10grandpashabetGrandpashabet GirişGrandpashabetholiganbetsuperbetincratosroyalbetbettiltbets10casibomtipobettaraftarium24jojobetholiganbettrlisans pinterestgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisgüvenilir bahis sitelerideneme bonusu veren sitelerbahis sitelericasino sitelerigrandpashabetgrandpashabetcasinowoncasinowondeneme bonusutaraftarium24jojobetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetgiftcardmall/mygiftdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet