22/09/2023

Në Leposaviq, vazhdojnë sulmet e bandave kriminale serbe ndaj gazetarëve shqiptarë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë tentuar që me dhunë të hyjnë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.

Në ndërkohë, protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë veturën zyrtare të Krasniqit, për të vazhduar sulmet e tyre shok-bomba edhe në drejtim të gazetarëve.

Ata janë sulmuar përderisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.

Derisa kanë qenë duke ikur, disa gazetarëve u kanë rënë telefonat celularë, të cilët sipas tyre, janë marrë nga serbët që i kanë sulmuar ata.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...