Troy Hearfield ishte futbollist i njohur për shumë vite në Australi, por tani, në moshën 36 vjeçe, ai është një i burgosur për marrje me disa veprimtari kriminale.
Ish-mbrojtësi australian është burgosur për përdorim dhe shitje të narkotikëve.
Poashtu i njëjti është akuzuar për vjedhje në dyqane.
Hearfield u dënua me 12 muaj burg me një periudhë jo-lirimi me kusht prej shtatë muajsh.
Ai u deklarua fajtor për vjedhje me vlerë më pak se 2000 dollarë, vjedhje dyqanesh, posedim të një droge të ndaluar dhe tre akuza për drejtimin e një automjeti gjatë një periudhe skualifikimi.
Ai do të mund të lirohet tek vitin e ardhshëm