14/04/2024

Master plan për stadiumet e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tash e disa vite flitet për ndërtimin e këtij stadiumi.

Herë është planifikuar që të ndërtohet në Korreticë të Drenasit e herë në Bërnicë të Prishtinës.

Gjithsesi, të gjitha këto plane kanë mbetur deri më tash “ëndrra” të parealizuara.

Ai ka njoftuar se tek në verën e vitit 2024 do të bëhet Master-Plani për stadiumin dhe më pas do të caktohet lokacioni.

“Stadiumi Nacional do të ndërtohet.

Është pjesë e obligimeve që i kemi për Lojërat Mesdhetare që organizohen në vitin 2030. Tashmë është edhe obligim ndërkombëtar.

Së pari do të bëhet ligji për Lojërat Mesdhetare, pastaj struktura organizative për Lojërat Mesdhetare dhe pastaj ka vera e vitit të ardhshëm  do të bëhet master-plani për stadiumin. Me Master-Plan do të caktohet edhe lokacioni dhe pastaj fillon procedura e ndërtimit”.

Kosova aktualisht e posedon vetëm një stadium të kategorisë së katërt që i plotëson kriteret për ndeshje ndërkombëtare.

Ai është “Fadil Vokrri” në Prishtinë e që ditët e fundit është bërë lajm për të keq në media vendore e ndërkombëtare për shkak të fushës me lloç.

Çeku me këtë rast e ka fajësuar Komunën e Prishtinës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Pamja e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk është e mirë, nuk na shërben neve. Duhet të kemi një bashkëpunim më të gjerë. Më vjen pasi Komuna dhe Federata e Futbollit e Kosovës e kanë marr përsipër mirëmbajtën e stadiumit dhe janë treguar të paafta. Edhe sot ne e përsërisim gatishmërinë tonë për ta mbështetur dhe mirëmbajtur stadiumin. Qeveria ndërton dhe investon në infrastrukturë e Komunat më pas i mirëmbajnë dhe menaxhojnë. Kur nuk janë të afta, duhet të tregojnë dhe kërkojnë ndihmë”, përfundoi Hajrulla Çeku.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...