22/12/2024

Mbi 1 miliard euro diaspora i dërgoi kesh në Kosovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një miliard e 12.6 milionë euro, disapora deri në muajin shtator i solli kesh në Kosovë. Që paraqet rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 116.9 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%.

BQK-ja tregon se 70% e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1%, ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 298.1 milionë euro.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove. Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove.

● 1.013 miliard euro, vlera e remitencave

● 298.1 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit

● 2.62 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

● 479 milionë euro, asetet e ndërmjetësve tjerë financiar

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...