15/06/2024

Prokuroria nis hetimet për lëvizjen anti-islame të themeluar në Deçan

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ditë më parë në Deçan është formuar Këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton “Të jemi vetëm shqiptarë”.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë këtë të enjte ka nisur hetimet për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se varësisht nga të gjeturat, do të merren veprimet e mëtutjeshme.

“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Nikçi.

E për rastin është deklaruar një ditë më parë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se lëvizje të tilla shkojnë në shërbim të armikut.

“Mua ata njerëz po më dhimbsen. Ata thjesht janë një mbetje e sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë”.

“Dhe shikoni kur, në kohën kur Kosova vërtet po vendos për fatin e vet, të ardhmërisë së vendit tonë, ata bëjnë lëvizje të tilla që shkojnë në shërbim të armikut të Kosovës”, ka deklaruar.

Tërnava ka pasur edhe një mesazh për ata të cilët i janë bashkuar kësaj iniciative.

“Mirëpo, shkojnë edhe në dëm të qytetarëve të Kosovës. Unë iu kisha thënë që të lexojnë pak histori dhe të shohin se çfarë ka dhënë kombi shqiptar dhe ai i besimit myslimanë por edhe të besimeve të tjera. Në vazhdimësi feja ka qenë motiv për atdhedashuri, ka qenë nja armatosje e çeliktë e zemrës dhe mendjes që njeriu të japë gjithçka nga vetja për ardhmërinë dhe çlirimin e vendit”, ka thënë Myftiu.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...