11/07/2025

Mbi 170 mijë kërkesa në pak ditë, makina elektrike turke thyen rekordet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ashtu edhe siç ishin pritshmëritë, makina e parë elektrike turke pritet të jetë një sukses i vërtetë dhe këtë e tregojnë dhe porositë në ditët e para që kompania hapi aplikimet për qytetarët që kanë dëshirë të kenë një të tillë.

Sipas të dhënave zyrtarë, vetëm në 12 ditë kompania ka marrë 177.467 porosi për makinën Togg.

Kompania do të dorëzojë 20.000 modele T10X këtë vit, ndërkohë që shpërndarja e tyre do të bëhet përmes një shorti që do të hidhet në mënyrë transparente.

Çmimi i modelit T10X varion nga rreth 50.200 dollarë në 55.600 dollarë, ndërsa modeli me bateri më të fuqishme kushton 64.000 dollarë.

Bateritë Togg T10X mund të mbushen nga 20 për qind në 80 për qind në më pak se 28 minuta në stacionet e karikimit të shpejtë./sinajli.com

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...