12/10/2024

Mbi dy mijë aplikime për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhunuar gjatë luftës janë dorëzuar në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ndërsa 1650 prej tyre janë pranuar.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

“Nga momenti i themelimit të Komisionit janë 2 mijë e 83 raste, të aprovuara janë 1650. Në pritje për intervistë janë 40, 50 të tjera janë ende të patrajtuara. Nga këto aplikime 316 janë refuzuar”, theksoi Selmani.

Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, kërkoi më shumë informacion rreth trajtimit emocional të viktimave, për të cilat tha se ka raste që kanë pas vërejtje nga Komisioni, për faktin se kanë kërkuar të shohin shenjat e viktimave të dhunës.

“99 për qind e viktimave, këtë kanë pas problem, jo kriteret. Pas kaq shumë vitesh të vërtetojë se është viktimë e dhunës, si mundet. U është thënë ‘hiqe këmishën që ta shoh plagën, është qesharake, 25 vite pas luftës”, tha Balje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, kërkoi nga Komisioni të mos ketë afat përfundimtar, duke marrë parasysh rëndësinë e aplikimeve.

“Nuk do ketë afat përfundimtar, derisa të përfundojë aplikimi, përgjegjësia juaj është më ndryshe e keni të domosdoshme të keni prova. Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimit t’i merrni parasysh që mos të na ikin këto raste sepse është e vështirë që dikush të dalë e të dëshmojë për diçka që duhet ta harrojë e mos ta kujton për shumë arsye”, tha ajo.

Selmanaj tha se gjatë këtij viti kanë më shumë punë dhe do të ketë rritje të numrit të aplikimeve.

“Gjatë këtij viti do jemi më të zëshëm por duhet të bashkëpunojmë në mënyrë që të ketë numër të ri aplikimesh”, tha ajo.

Deputetja e pushtetit, Labinotë Demi-Murtezi, kërkoi më shumë bashkëpunim të Komisionit e cila veçoi rastin e Vasfije Krasniqit, të njëjtës Komisioni nuk i ishte përgjigjur në një telefonatë.

Selmani, nga Komisioni Qeveritar, deklaroi se ka ndodhur rasti, mirëpo raportin me Krasniqin e konsideron të mirë.

“Ne kemi listën e personave në pritje dhe herë pas herë i kthejmë rastet. Ka pas raste kur kamë kërkuar shqyrtim të parakohshëm e kemi shqyrtu gjithmonë duke mos shkel mbi të drejtën e tjetrit”, tha Selmanaj.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi , kërkoi të dijë më shumë rreth rasteve të refuzuara, e cila pyet se çka ka ndodhur me ato raste.

“315 raste, ka që 6 herë është shqyrtu. Secili rast e ka marrë trajtimin e duhur sidomos rastet që kanë kërkesa, sepse mund të ndodh të na ik diçka, por ne me rishqyrtime i japim hakun”, tha Selmanaj.

Ndërsa, aplikimi për verifikimin e aplikacioneve do të vazhdojë deri në muajin maj 2025. /eo

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...