25/06/2024

“Mjerim”, tatimet i vetmi burim që po rrisin të hyrat e qeverisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar  llogaritë qeveritare për tremujorin e parë (TM1 2024). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Sipas këtyre të dhënave del se qeveria ka rritur të hyrat po ashtu edhe shpenzimet.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në TM1 2024 ishin  679.7 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM1 2023  ishin 675.8 milionë euro.

Pjesën më të madhe te të hyrave sipas ASK-së e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 76% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Po ashtu sipas statistikave del se  gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM1 2024 ishin 601.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2023 ishin 511.8 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 33%, kontributet sociale dhe përfitimet me 27%, konsumi i ndërmjetëm 13%, formimi i kapitalit bruto 8%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në raport.

Ndërsa për njohësin e çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu, shteti duhet të fokusohet më tepër në përmirësimin e eksporteve dhe jo të jetë e varur nga importet.

“Është e vërtetë që të hyrat buxhetore për vitin 2024 në tremujorin e parë të këtij viti janë duke u rritur, këtë e konfirmon edhe ASK-ja.

Kosova çdo ditë e më po duket dhe po dëshmohet si një shtet i varur nga importet.

Po shihen të hyrat që kanë një përqidnje e madhe e produkteve finale dhe produkte të konsumit dhe në këtë drejtim me vet faktit që kemi tkurrje të eksporteve është brenga më e madhe e cila do të duhej vërtet të jetë prioritet i institucioneve që ky debalancë të përmirësohet edhe jo gjitmonë të kemi rritje permanente të importit”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij, një ndër arsyet e të hyrave është edhe një shkallë e inflacionit e trashëguar në tregtinë e jashtme dhe çmimet janë duke u rritur shpejt.

“Kjo më së shumti po vërehet nga qytetarët e Kosovës i cili çdo ditë po bvallafaqohet me ekonomi spekulative dhe me çmime të larta. E në anën tjetër po e shihni që shpenzimet në tre muajt e parë përkundra asaj që kanë rritje janë shumë më tepër shpenzime të karakterit social dhe të mbijetetsës se sa investime në projekte kapitale apo strategjike të cilat gjenerojnë efekte pozitive”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij,  është koha kur duhet të ketë dialog kur ekonomia duhet të depolitizohet dhe se ai beson që përmes një ekonomie të zhvilluar mund të kemi mirëqenije ne të mirë dhe mbi  të gjitha të përshpejtojm proceset integruese dhe të përmirësohet imazhi i Kosovës.

“Hapi tjetër është që nuk jetohet nga remitancat e diasporës dhe nga përformanca e sektorit privat sepse e vërteta është se sektori privat ka bërë shumë hapa para politikës”, tha ai. /IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...