15/07/2024

Me 59 vota pro, Kuvendi miraton Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kuvendi i Kosovës arritur të miratoj Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave. Pro këtij Projektligji votuan 59 deputet kurse 2 të tjerë abstenuan.

Deputetët që abstenuan ishin Dimal Basha dhe Eman Rrahmani.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca para hedhjes në votim të këtij Projektligji, u shpreh se “nuk pasna pa ndonjëherë kësi konstatimi që janë pjesërisht”

“Ka çështje që në mënyrë universale nuk trajtohen nga legjislacioni i BE-së prandaj shtetet i rregullojnë sipas mënyrave të veçanta të tyre, dhe kur bie diçka ajo nuk është pjesërisht ajo bi në kundërshtim pastaj thuhet. Pi bien që një pjesë janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Se nëse janë pjesërisht në kundërshtim nuk ish dashtë deputetët me votu”, tha Konjufca.

E kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë.

“Komisioni Parlamentar për Media ka gjashtë muaj që e shqyrton këtë Projektligj. Kemi pasur komente të shumta nga organizatat vendore, shoqëria civile, OSBE, BE dhe Këshilli i Evropës. I kemi shqyrtuar këto komente dhe janë 93 amendamente që e ndryshojnë edhe në përbërje këtë Projektligj. Ju ftoj ta votoni”, tha Ramadani.

Kuvendi i Kosovës, gjithashtu ka votuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ky Projektligj u votua me 61 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Partitë opozitare nuk ishin prezente në sallë kur u votuan këto dy Projektligje. Të njëjtat sot kërkuan që këto dy Projektligje si dhe ai për shërbyesit civil të hiqeshin nga rendi i ditës pasi që kanë përmbajtje antikushtetuese.

Por, kjo kërkesë e partive opozitare nuk kaloi.

Organizatat joqeveritare nuk e kanë mbështetur Ligjin për KPM-në, meqë kanë thënë se nuk janë marrë parasysh 80 për qind e rekomandimeve të Këshillit të Evropës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kishte thënë se nëpërmjet projektligjit për KPM-në, pushteti po synon kapjen e mediave.

Ky projektligj, i dorëzuar më 27 dhjetor 2023, parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio e video materiale.

Ndërkaq, Kuvendi nuk arriti ta miratoj në lexim të dytë ligjin për Zyrtar Publikë dhe si i tillë është bartur për një seancë të ardhshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...