18/05/2024

Me armë n’Londër jo, po n’Prishtinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një kërcënim me armë ka ndodhur në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Këtë e ka konfirmuar për media, kryeinspektori i këtij komisioni, Naim Sejdiu. Ai ka njoftuar se për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës përderisa ka thënë se ajo menjëherë ka ardhur në vendngjarje.

Sejdiu ka treguar hollësitë dhe arsyet pse personi në fjalë ka kërcënuar. “Personi me iniciale S.J. ka hyrë me revole në inspektoratin e KPM-së, prej ku edhe është njoftua policia dhe e cila ka intervenuar shumë shpejt duke e arrestuar kështu të dyshuarin.

Personi ka qenë i dehur dhe ka kërcënuar me armë inspektorin e KPM-së. S.J. është një nga pronarët e një kompanie së cilës i është refuzuar edhe leja edhe licensa për operim të kompanisë”, tha Sejdiu.

Sejdiu tha se me rastin tashmë po merret policia.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...