17/07/2024

“Me grushte në tavolina e mbyllje të mikrofonave”, Serbia tentoi të ndalë fjalimin e përfaqësuesve të Kosovës gjatë një takimi në BeH

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Bosnjë dhe Hercegovinë është mbajtur takimi vjetor i Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes të Parlamenteve të Evropës Juglindore, ndërsa në këtë takim përfaqësuesit e Kosovës janë përballur me grushte në tavolinë e tentativë të Serbisë për mbyllje të mikrofonave.

Kështu ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

“Sot u përballëm sërish me rrugaçërinë serbe në takimin vjetor të Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes dhe Parlamenteve të Evropës Juglindore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sot së bashku me deputetin Erxhan Galushi po marrim pjesë në këtë forum, ku pjesëmarrës janë shtetet e Evropës Juglindore. Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaçë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, shkruan ai.

Tutje deputeti theksoi “ua thamë troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Po ashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviqit.

I falënderoj deputetët e Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilët u përballën me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”, tha deputeti Rexhaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...