15/07/2024

Mediat serbe: Bisedat e Listës Serbe me Vuçiqin zgjatën gjithë natën – “do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit”!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bisedimet mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe serbëve të Kosovës kanë zgjatur gjithë natës ndërmjet 3 deri më 4 nëntor.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, 72 orët e ardhshme do të jenë “më të vështirat në 10 vitet e fundit”.

Po sipas mediave serbe, më 5 nëntor në ora 10 është caktuar seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë për situatën në Kosovë.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar konsultime me ambasadorin kinez Chen Bo, ndërsa në orën 11.30 do të takohet me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bochan Kharchenko.

Ndërkohë, në mbrëmjen e 4 nëntorit, mëson mediumi serb “Blic”, Vuçiq përmes të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të informojë SHBA-në dhe BE-në për qëndrimet e serbëve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me situatën aktuale të tensionuar në veri të Kosovës.

“Live dhe në telefon bisedat kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm. Serbët janë të indinjuar. Pika e fundit ishte shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq,…”, citohet të ketë thënë një burim i njohur me detajet e bisedave, duke shtuar se serbët duan të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Po sipas mediave serbe, serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa në fundjavë pritet një tubim në Mitrovicë, ku do ta zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.

“Këto do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit dhe në ditët në vijim shumë gjëra do të bëhen më të qarta”, ka përfunduar burimi i Blic. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...