21/11/2024

Merr dritën e gjelbër Elon Musk për aktivizimin e internetit me Starlink për iranianët

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtorit ekzekutiv të SpaceX Elon Musk, i është dhënë drita e gjelbër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të aktivizuar shërbimin e internetit satelitor Starlink, në mënyrë që t’i ndihmojnë iranianët në protestat kundër vdekjes së një gruaje sa ishte në ndalim policor.

Qasja në rrjetet sociale dhe në disa përmbajtje tjera është kufizuar tej mase në Iran dhe ndërprerje të konsiderueshme të internetit janë raportuar në të gjithë vendin gjatë së shtunës, dhe me ndërprerjen e njërit prej operatorëve celular iranian, duke i lënë pa valë miliona iranian.

Departamenti Amerikan i Thesarit gjatë së premtes lëshoi udhëzime për zgjerimin e shërbimeve të internetit të disponueshme për iranianët, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së ndaj vendit, raporton Al Jazeera.

Kjo lëvizje vjen pas protestave vdekjeprurëse në mbarë Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini, një grua 22 vjeçare e cila vdiq pasi u ndalua nga “policia e moralit” e cila e vuri në dyshim mënyrën se si ajo e mbante shaminë e saj.

“Ne sot ndërmorëm veprime për të çuar përpara lirinë e internetit dhe rrjedhën e lirë të informacionit për popullin iranian, duke lëshuar një Licencë të Përgjithshme për t’u siguruar atyre qasje më të madhe në komunikimet digjitale për të kundërshtuar censurën e qeverisë iraniane” kishte shkruar Antony Blinken në profilin e tij në Twitter.

Qindra demonstrues të nervozuar janë arrestuar, teksa turmat pushtuan rrugët e qyteteve kryesore në të gjithë Iranin për tetë netë radhazi.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se licenca e përditësuar ishte vetë-ekzekutuese dhe “kushdo që plotëson kriteret e përshkruara në këtë licencë të përgjithshme mund të vazhdojë me aktivitetet e tij pa kërkuar leje shtesë”.

Musk nuk mund të kontaktohej për koment ose sqarim në lidhje me dhënien e lejes për Starlink për të operuar në Iran.

Megjithatë, ai tha të hënën se kompania dëshironte të ofronte shërbimin me brez të gjerë satelitor Starlink – tashmë të ofruar në Ukrainë për luftën e saj kundër pushtimit të Rusisë – për iranianët dhe do të kërkonte një përjashtim nga sanksionet.

Azadeh Akbari, nga Universiteti i Twente, tha se mbyllja digjitale në Iran është “një vazhdimësi e dekadave të filtrimit të internetit nga qeveria iraniane”.

Ajo dha shembuj të “filtrimit të tastierës” dhe arrestimit të gazetarëve si një mjet për të goditur qasjen.Qindra demonstrues të nervozuar janë arrestuar, teksa turmat pushtuan rrugët e qyteteve kryesore në të gjithë Iranin për tetë netë radhazi.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se licenca e përditësuar ishte vetë-ekzekutuese dhe “kushdo që plotëson kriteret e përshkruara në këtë licencë të përgjithshme mund të vazhdojë me aktivitetet e tij pa kërkuar leje shtesë”.

Musk nuk mund të kontaktohej për koment ose sqarim në lidhje me dhënien e lejes për Starlink për të operuar në Iran.

Megjithatë, ai tha të hënën se kompania dëshironte të ofronte shërbimin me brez të gjerë satelitor Starlink – tashmë të ofruar në Ukrainë për luftën e saj kundër pushtimit të Rusisë – për iranianët dhe do të kërkonte një përjashtim nga sanksionet.

Azadeh Akbari, nga Universiteti i Twente, tha se mbyllja digjitale në Iran është “një vazhdimësi e dekadave të filtrimit të internetit nga qeveria iraniane”.

Ajo dha shembuj të “filtrimit të tastierës” dhe arrestimit të gazetarëve si një mjet për të goditur qasjen.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...