Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi u kapën më lënde narkotike të llojit kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Të rinjtë e moshës 22 dhe 26 vjeç u ndaluan nga policia në fshatin Sllovë, teksa udhëtonin me një automjet tip “Peugeot”,
Në operacionin e koduar “Mesnata”, gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti në banesën e 22-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.
“Shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake””.