05/11/2024

Mexhiti: 1117 persona shëndetësorë me vendim të përhershëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Financave Fatmir Besimi, ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti, informoi se është miratuar punësimi i përhershëm për 1117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike.

Në vijim ju përcjellim deklaratën e tij në tërësi:

“Investimi në punonjësit shëndetësor është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e kujdesit shëndetësor publik. Në krijimin e politikave shëndetësore, jetike është zgjidhja e statusit të mjekëve, tteknikëve, personelit mjekësor dhe jomjekësor me punësim të përhershëm.

Sot po zgjidhim statusin e 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve, me vendim të Qeverisë hapet mundësi për punësim me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike.

Mjetet për punësimet e përhershme të aprovuara janë siguruar në kuadër të Institucioneve Shëndetësore Publike dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën e kaluar, edhe pse në kohë krize, investimet në shëndetësi kanë qenë të mëdha. Ne investojmë jo vetëm në pajisje dhe infrastrukturë, po investojmë edhe në kuadro, rritje pagash, shtesa për punonjësit e shëndetësisë.

Me investime të tilla serioze në shëndetësinë publike, ndihmojmë në rritjen e cilësisë së shërbimit, për të lehtësuar qasjen në shërbimet shëndetësore dhe përpiqemi që pacientëve tanë t’u ofrojmë shëndetësi evropiane.

Si Ministër i Shëndetësisë, edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohem për investime dhe avancimin e kapitalit njerëzor në institucionet publike shëndetësore. Ne do të vazhdojmë me zhvillimin e kujdesit parësor shëndetësor, investimet kapitale në ndërtimin e objekteve të reja dhe moderne shëndetësore, si dhe investimet në trajnimin, edukimin dhe zhvillimin e kuadrit të ri mjekësor në vend. Vetëm kështu do të përmirësojmë dhe forcojmë sistemin shëndetësor në vend”, ka thënë Mexhiti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...