24/10/2024

Migrantët në Maqedoninë e Veriut: Edhe fëmijë pa prindër

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në fshatrat përgjatë kufirit me Serbinë, në rajonin e Kumanovës, Llojan dhe Vaksincë, aktivistët e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut thonë se po hasin në grupe të migrantëve, të cilët synojnë të kalojnë territorin maqedonas dhe të vazhdojnë drejt Serbisë, ku më pas kanë destinacion vendet e Evropës, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.

Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq në Maqedoninë e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se para dy javësh pjesëtarët e kësaj organizate kanë takuar një grup të migrantëve nga Afganistani, në mesin e të cilëve ka pasur edhe fëmijë të mitur, të cilën nuk kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, por persona të tjerë të rritur.

Ata thonë se në këto raste kur fëmijët janë vetëm, ata strehohen në qendrat për migrantë, derisa t’iu mundësohet bashkimi familjar.
“Përpiqemi që këta fëmijë t’i bashkojmë prapë me prindërit, familjet e tyre, por ky proces është i vështirë pasi nuk mund të sigurojmë identitetin e vërtetë të këtyre personave meqë me vete ata kanë dokumente të rreme”, thotë ajo.

Jasmin Rexhepi, drejtuesi i organizatës jo-qeveritare Legis, e cila vepron në ndihmë të migrantëve për më shumë se 15 vjet, se në të shumtën e rasteve fëmijët udhëtojnë me ndonjë të afërm që nuk janë prindërit e tyre.

“Ata posedojnë ndonjë dokument letër në gjuhën prej ku vijnë , ku siç thonë në to theksohet se prindërit i kanë lejuar që këta fëmijë të udhëtojnë me ndonjë nga familjarët apo të njohurit e atyre, por këto letra nuk njihen nga autoritetet maqedonase”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...