18/07/2024

Berisha: Durrësi, porti më i madh i kokainës në Evropë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mungesa disamujore e kontrolleve e ka kthyer Durrësin në portin më të madh të kokainës në Evropë, tha sot kyretari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kryedemokrati thotë se nuk është rastësi dhe bën përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar.

“Për gjashtë muaj rresht, porti ula jashtë çdo kontrolli. Zbarkuan në Durrës tonelata të pafundme kokaine. Por ku shkuan ato? Ato shkuan drejt Evropës, nuk shkuan drejt hënës. Në port, të gjithë autoritetet janë të përfshirë në trafikun e kokainës. Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në Evropë dhe Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordineri, me sulme dhe fjalor të një njeriu si ai”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Kryetari i PD dënoi qëndrimet e Kryeministrit në lidhje me çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani. Ndonëse refuzon etiketimin si kriminelë të shqiptarëve që kërkojnë të kalojnë përtej LaManshit, Berisha akuzon Ramën se i ka hapur dyert krimit duke dorëzuar sistemet e sigurisë si TIMS dhe MEMEX.

“Edi Rama duhet ta dijë mirë se eksporti i krimit është një nga aktet më të rënda që një vend mund të bëjë ndaj fqinjëve të tij dhe vendeve të tjera. Dhe se lufta kundër krimit të organizuar është një nga detyrimet absolute më madhore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Hedh poshtë çdo etiketim të shqiptarëve. Kriminele dhe kryekriminele është qeveria e Edi Ramës”, shton Berisha.

Pas akuzave të Berishës reagoi kryeministri Rama me anë të një postimi në Twitter ku shkruan se politikanët që eksportojnë luftën politike në mediat e huaja janë një llum që nuk i duhet dhënë besim. /A2 CNN/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...