29/02/2024

Ministri i mbrojtjes takon kreun e KFOR-it, bisedojnë për ruajtje të kufirit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ozcan Ulutash.

Siç njoftoi Maqedonci, temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, “intensifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrë për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes”.

“Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës”, tha ministri i Mbrojtjes.

Në fund, ai tha se bashkëpunimi Polici e Kosovës, KFOR e FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë\Mesazhi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...