Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka marr masa pas alarmimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për rritjen e rasteve me fruth në Evropë, duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e kujdesit parësor shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.
IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë.
Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK-së:
Organizata Botërorë e Shëndetësisë (OBSH) ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve të fruthit në rajonin e Evropës. Sipas OBSh-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42,200 raste të fruthit në rajonin e Evropës, nga 941 sa ishin regjistruar më 2022. Fruthi është një ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën 5 vjeç.
Përkundrejt rritjes së madhe të rasteve në Evropë dhe në rajon, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKShPK) bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- epidemike.
Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Aktualisht, Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit).
IKShPK është duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit.
Me ketë rast, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë.