12/10/2024

Ministri i Sportit, Çeku: Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka konfirmuar se së shpejti do të fillojnë punimit për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, pasi të gjitha procedurat kanë përfunduar tashmë.

Stadiumi “Adem Jashari” ka qenë temë diskutimi shpeshherë pasi ka disa vite që është lënë pas dore dhe ka përfunduar si mos më keq.

Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundi dhe shumë shpejt do të fillojë rinovimi i tij për ta kthyer atë në një stadium të certifikuar ndërkombëtarisht.

Është vet ministri Çeku, i cili ka konfirmuar se kanë përfunduar shpronësimet, kushtet e ndërtimit, leja ndërtimore dhe borxhet.

Postimi pa ndërhyrje i Çekut

Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.

Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.

/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...