25/02/2024

Biden: Në Gaza ka shumë njerëz të pafajshëm që vdesin nga uria, kjo duhet të marrë fund

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vuri në dukje se sulmet e Izraelit në Gaza janë shumë të ekzagjeruara dhe tha se “Në Gaza ka shumë njerëz të pafajshëm që vdesin nga uria, kjo duhet të marrë fund”, transmeton Anadolu.

Duke bërë vlerësime lidhur me raportin e shpallur nga prokurori special, Biden foli për situatën e fundit në Gaza dhe se çfarë ka bërë administrata amerikane për këtë çështje.

Lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Gazës pas sulmeve të 7 tetorit, Biden tha: “Jam i mendimit se përgjigjja (ushtarake) në Gaza është shumë e ekzagjeruar”.

Ai mbrojti idenë se me vendet e rajonit ka biseduar shumë herë për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza dhe se është përpjekur të bind kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për këtë çështje.

Pasi për presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi përdori shprehjen “Presidenti i Meksikës”, Biden tha: “Presidenti i Meksikës Sisi në fillim nuk dëshironte të hapte derën për kalimin e ndihmave humanitare, atë e binda unë dhe për hapjen nga ana izraelite binda Bibin (Netanyahun). Po përpiqem shumë që në Gaza të hyjnë sa më shumë ndihma humanitare. Në Gaza ka shumë njerëz të pafajshëm që vdesin nga uria, ka njerëz që janë në telashe dhe vdesin. Kjo duhet të marrë fund”.

Ai theksoi se po përpiqet shumë për arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. “Po përpiqem shumë për të arritur marrëveshje për armëpushimin dhe pengjet. Po punoj për të siguruar pauzë të qëndrueshme ndaj konfliktit në Gaza”, tha Biden.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...