Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant theksoi se “mund të bëjnë marrëveshje” për lirimin e pengjeve izraelite në duart e Hamasit, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, Galant ka zhvilluar një takim me familjet e pengjeve.
“Në këtë luftë struktura policore interesohet vetëm me dy gjëra : Disfata e Hamasit dhe rikthimi i pengjeve” tha Galant, i cili shprehu se pavarësisht çdo gjëje janë të vendosur për të shpëtuar pengjet dhe se kjo mund të bëhet me marrëveshje ose përmes operacionit.
Duke vënë në dukje se e njeh Hamasin prej shumë kohësh dhe se e di që me atë mund të luftohet vetëm duke krijuar presion ushtarak mbi të, Galant theksoi: “Nuk kemi ndonjë kalendar për luftën. Do të vazhdojmë deri kur të lirohen pengjet”.
Me këtë, Galant ka folur për herë të parë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtur nga Hamasi.
– Pengjet izraelite që ndodhen në Rripin e Gazës nën bllokadë
Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, në mëngjesin e 7 tetorit me arsyen e “kundërpërgjigjes ndaj pushtimit dhe shkeljeve” të Izraelit zhvilluan një sulm gjithëpërfshirës duke marrë peng edhe shumë izraelitë të cilët i dërguan në Gaza.
Ushtria izraelite ka njoftuar se në Rripin e Gazës në të cilën vazhdojnë sulmet e saj intensive janë rreth 240 pengje izraelite.
Qeveria e Tel Avivit ka kundërshtuar kategorikisht propozimin për armëpushim humanitar me Hamasin dhe lirimin në mënyrë reciproke për të gjithë pengjet dhe të burgosurit, gjë e cila është diskutuar shumë në Izrael. Qeveria izraelite ka refuzuar edhe thirrjen për armëpushim në Gaza në të cilën mbahen pengjet izraelite.
Po ashtu qeveria izraelite, e cila ka njoftuar se mund të pranojë një pauzë humanitare për konfliktet me kushtin për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, vazhdon bombardimet e saj intensive drejt Rripit të Gazës.
Brigada Kassam ka njoftuar se në bombardimet intensive të ushtrisë izraelite janë vrarë rreth 60 pengje që ato i mbanin.
Grupe të ndryshme, kryesisht disa të afërm të pengjeve izraelite, mbështesin propozimin që të dyja palët të lirojnë në mënyrë reciproke të gjithë pengjet dhe të burgosurit.\Mesazhi.com\