22/06/2024

Ministria që deri më tani i harxhoi 127 mijë euro për 25 serbë që nuk shkojnë në punë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Ministria që drejton Rozeta Hajdari, për vitin 2022 ka paguar mbi 127 mijë euro për 25 serbë që nuk ka dëshmi që shkojnë në punë por, pagat megjithatë ministria ua jep.

“Këta punonjës nuk kishin punuar asnjëherë për MTI që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemërimet a tyre. Rrjedhimisht, sipas konfirmimeve nga zyrtarët përkatës, për të njëjtit nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë”, është kjo një nga shumë gjetjet që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë (MINT) që aktualisht drejtohet nga Ministrja Rozeta Hajdari.

Sipas Auditorit,  “shpenzimi për vitin 2022 për pagat e të punësuarve për këtë kategori ishte 127,298€”.

 

Sa i përket këtyre 25 punonjësve që marrin pagë, por pa pasur dëshmi që punojnë diçka, Auditori alarmon se po dëmtohet buxheti i shtetit.

“Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë”, thuhet në raport.

Edhe pse Auditori këmbëngul që kjo gjetje qëndron dhe nuk lëvizin nga konstatimi i tyre, megjithatë MINT ka pasur edhe një shpjegim se pse po ndodhë kjo.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...