27/07/2024

Stoltenberg nga Gjermani bën thirrje për shtensionim të situatës mes Kosovës e Serbisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje vjen në mes të rritjes së tensioneve mes dy shteteve pas rrëmbimit nga forcat serbe të tre policëve të Kosovës javën e kaluar.

“KFOR do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ofruar mjedis të sigurt”, tha Stoltenberg para gazetarëve në Berlin pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

As liderët në Kosovë e as ata në Serbi, duket se nuk janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në takimin e krizës të thirrur nga Bashkimi Evropian për këtë javë, ndonëse nga BE kanë bërë thirrje që të mos vendosen kushte për një gjë të tillë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...