Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot deklaratën në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Nga 88 deputetë gjithsej, 86 prej tyre votuan në favor të deklaratës.
Kujtojmë se më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb kreu një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë një rreshter i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.