18/10/2024

Mourinho për Kupën e Italisë: Turneu më i keq në Evropë!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Jose Mourinho e ka quajtur Kupën e Italisë si turneun më të keq në Evropë. Këtë deklaratë e ka dhënë pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas.

Sipas Mourinhos, formula e turneut nuk i favorizon aspak ekipet e vogla. Portugezi ka thënë se nëse do të ishte trajner i ndonjë skuadre të vogël, do t’i kishte në futur të gjithë fëmijët në formacionin startues.

“Mendoj se është kupa më e keqe në Evropë. Nuk i mbron të vegjlit. Nuk i gëzon ata që kanë ëndërr dhe nuk po flas për ne. E kam fjalën për Torinon që fiton në fushën e kampionëve të Italisë dhe përsëri duhet të luaj jashtë sepse Fiorentina ishte e shtata, e teta apo e nënta në sezonin e kaluar. Çfarë dreq rregullore është kjo. Çfarë motivimi duhet të kenë? Tani luajnë jashtë se këtë e ka vendosur kalendari, ku është e bukura e Kupës? ka thënë Mourinho./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...