28/05/2024

MPB: Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kalimi në patentë shofer të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB tutje shton se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:

-letërnjoftimin,

-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

-certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

-dëshmi të pagesës së taksës, dhe

-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...