05/02/2025

Muaji roze,muaji i vetëdijësimit per kancerin e gjirit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kanceri i gjirit sot është ndër kanceret më të përhapura e që fillon që në indet e tij.

Statistikat tregojnë se 1 në 8 femra preken nga ky lloj kanceri mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por në shkallë më të ulët 1 në 100.

Moshat më të prekura janë mbi 50 vjeç mirëpo nuk duhet të injorohen edhe femrat në moshë më të re.

Kanceret ne gji zbulohen me mamografi.

Kanceri i hershëm (në faza fillestare) zakonisht nuk shkakton simptoma, kështu që preferohet kontrollim i kohëpaskohshëm i gjinjve.

Simptomat kryesore:

  • Gjendër e fortë, e palëvizshme, zakonisht pa dhembje.
  • Ndryshim në formë, madhësi ose në pamje.
  • Rjedhje e lëngut nga maja e gjirit-mund të jetë: me gjak, ngjyrë ndryshku. Nderkaq, lengu i verdhë, i gjelbër, zakonisht paraqiten te pezmatimet e gjirit;

Simptomat e tjera : dhembja e gjirit, irritimi i lëkurës së gjirit, ënjtja e krahut a e qafës (limfadenopatia metastatike ne sqetull a qafe), humbja në peshë, etj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...