07/07/2025

Muller me kritika të mëdha-Barazimi i tretë radhazi në Bundesliga

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bayern Munich ka barazuar në ndeshjen e tretë radhazi në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë u ndal në Allianz Arena në barazim 2-2 nga Stuttgarti.

Mathys Tel dhe Jamal Musiala ishin autorët e golave për Bayernin, derisa rekordmenët gjerman para kësaj ndeshje kishin barazuar edhe me Gladbach dhe Union Berlin me rezultate identike 1-1.

Njëri nga legjendat e klubit, Thomas Muller ka mbetur i hidhëruar me këtë barazim, teksa nuk i ka ndalur kritikat pas ndeshjes.

“Jam i zemëruar për herë të parë këtë sezon, i zemëruar me veten tonë”, u shpreh fillimisht Muller.

“Nëse duam të fitojmë çdo ndeshje dhe ky është qëllimi ynë, duhet të shkojmë deri në fund. Nuk ka rëndësi nëse kemi një ndeshje të madhe”, tha Muller pas ndeshjes.

Bayern ndeshjen e radhës e zhvillon të martën në Ligën e Kampionëve ku pret Barcelonën në Allianz Arena, derisa në Bundesliga takohet në fundjavë me Augsburgun në udhëtim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...