26/12/2024

Mungesa e oreksit mund të jetë shenjë e kancerit të stomakut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shumica e pacientëve me kancer të stomakut në fazën e hershme nuk kanë simptoma të sëmundjes.

Në raste të tjera, pacientët me kancer në stomak mund të ngatërrojnë simptomat e tyre me një virus të zakonshëm të stomakut.

Shenjat e para të kancerit të stomakut mund të përfshijnë:

Ndjenja e ngopjes: Shumë pacientë me kancer në stomak përjetojnë një ndjenjë “ngopjeje” në pjesën e sipërme të barkut pasi hanë vakte të vogla.

Urthi: Dispepsia, urthi ose simptoma të ngjashme me një ulçerë mund të jenë shenja të një tumori në stomak.

Disa pacientë me kancer në stomak kanë simptoma që përfshijnë të përziera dhe të vjella. Ndonjëherë, të vjellat përmbajnë gjak.

Simptoma të tjera të kancerit, sipas ekspertëve mund të përfshijnë:

Mungesa e oreksit ose humbja e pashpjegueshme e peshës është një shenjë e zakonshme e kancerit.

Shqetësimi i barkut ose dhimbja në bark mbi kërthizë mund të jetë një simptomë e një tumori në stomak. Gjithashtu, ënjtja ose grumbullimi i lëngjeve në bark mund të shkaktohet edhe nga kanceri i stomakut.

Në shumicën e rasteve, kanceri i stomakut nuk është arsyeja për këto simptoma – këto janë shqetësime të zakonshme që mund të shkaktohen nga kushte të tilla si ulçera ose virusi i stomakut, apo edhe një vakt i rëndë.

Simptoma të avancuara të kancerit të stomakut

Ndërsa kanceri rritet dhe përhapet përtej stomakut, ai mund të fillojë të shkaktojë simptoma më të dukshme. Shenjat dhe simptomat e kancerit më të avancuar të stomakut mund të përfshijnë:

Gjak në jashtëqitje, të vjella, humbje peshe e pashpjegueshme dhe e paqëllimshme, dhimbje barku, si dhe verdhëza (zverdhje e syve dhe lëkurës).

Kanceri i stomakut është më i zakonshëm tek meshkujt sesa tek femrat, por simptomat janë të njëjta pavarësisht nga gjinia.

Kanceri i stomakut është i vështirë për t’u trajtuar sepse shpesh është tashmë i avancuar në kohën kur diagnostikohet.

Megjithatë, njerëzit që përballen me një rrezik në rritje mund të dëshirojnë të marrin në konsideratë shqyrtimin për kancerin e stomakut. Në disa raste, shqyrtimi mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit në fazat e hershme, kur mund të jetë më e lehtë për t’u trajtuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...