21/12/2024

Mungesa e përkrahjes nga Qeveria, kryetarët e komunave i ankohen presidentes Osmani

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, është takuar të mërkurën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Mospërkrahja nga Qeveria e themelimi i grantit të katërt, ishin disa nga ankesat që iu përmenden të parës së shtetit.

Gjithashtu, aty u diskutua edhe roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale.Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, shprehu shqetësimin për mospërkrahje nga niveli qendror. Tha se kërkesë e tyre vazhdon të jetë themelimi i grantit të katërt.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se në luftën kundër dhunës në bazë gjinore duhet të jenë të bashkuar. Andaj, premtoi edhe përkrahjen e saj si e para e shtetit.

“Në muajt e fundit kishim edhe dy vrasje tjera. Prandaj duhet të kemi një reagim jo vetëm emergjent por edhe të bashkërenduar sepse gjithsecili prej nesh e dimë që koordinimi i mirëfilltë i institucioneve dhe funksionimi i secilës hallkë ku viktimat e dhunës mbi baza gjinore mund të kërkojnë mbështetje është e vetëm zgjidhje për eliminimin e këtij fenomeni dhe për rritjen e efektivitetit të masave parandaluese”, u shpreh Osmani, teksa tha se institucioni që ajo e drejton do t’i ketë dyert e hapura për këto shqetësime.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...