Vizitorë të shumtë, shqiptarë dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës, duke rritur numrin e tyre me rreth 38 për qind në krahasim me një vit më parë.
Fluks vizitorësh ka pasur edhe në muze dhe site të tjera arkelogjike në Shqipëri.
“Çdo ditë e më shumë trashëgimia jonë kulturore po tërheq vëmendjen e më shumë vizitorëve vendës e të huaj. Nga analiza statistikore e muajve janar-maj, rezulton se vizitueshmëria në muzetë tanë është rritur ndjeshëm nga viti në vit!”, ka shkruar ministrja. /Telegrafi/