20/06/2024

Konsumi më i madh i kosovarëve dominohet nga buka

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nga rezultatet e dala nga publikimi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 527 milionë euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 106 euro ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 903 euro.

“Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet nga 3%, komunikim dhe rekreacion me nga 2% dhe nga 1% ishin shpenzimet për edukim dhe shpenzimet në hotele dhe restorante, ndërsa 2% bëjnë pjesë në grupin e shpenzimeve të tjera”, thuhet në raport.

Sipas raporti i ASK-së, konsumi i ushqimit dominohet nga buka dhe drithërat.

“Konsumi i ushqimit në Kosovë sipas rezultateve të ABEF 2022, kryesisht dominohet nga buka dhe drithërat 19%, mishi 18%, qumështi, djathi, vezët, si dhe perimet dhe pijet joalkoolike 12%. Të hyrat e ekonomive familjare ishin pagat nga sektori publik dhe privat me mbi 50%”, thuhet në raport.

Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në vitin 2022 ishin rrogat nga sektori privat dhe publik për më shumë se 50% të ekonomive familjare. Burime të  tjera të rëndësishme të të hyrave të ekonomive familjare janë bizneset e ekonomive familjare dhe pensionet, ndërsa përreth 7% të ekonomive familjare ishin paratë e dërguara nga jashtë remitencat.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...