05/12/2024

Nagavci paralajmëron çmim tavan për tekstet shkollore: Shantazhet e paralajmërimet për kallëzim penal nuk do të na ndalin

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministrja Arbërie Nagavci, ka dhënë detaje sesi është menduar të bëhet kalimi i mjeteve në llogaritë e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

“Mënyra sesi është menduar që të bëhet rimubrsimi i mjeteve ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në  xhirollogaritë e prindërve. Është dizajnuar faqja në e-kosova kemi të dhënat nga ASHI-ja që pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura tashmë llogarite për shkak se i marrin shtesat e fëmijëve. Do të jetë një proces i lehtë ku prindërit i cili në momentin që e identifikon veten me numrin identifikues automatikisht dalin emrat e fëmijëve në bazë të dhënave që ekzistojnë tashmë, do të zgjedhjet se cila shkollë është dhe në fund është një klauzolë, ku secili prind ose kujdestar i fëmijës merr përgjegjësinë që mjetet të cilat do t’i rimbursohen do ti përdor për blerjen e teksteve për fëmijët”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se pagesa do të bëhet paraprakisht.

“Ne po synojmë që t’i derdhim mjetet në llogari të prindërve, që do të thotë se prindërit nuk do të kenë nevojë që të ofrohen fatura. Duhet të jemi të vetëdijshëm që janë obligime të përbashkëta të ministrisë, të qeverisë, prindërve, shkollave dhe komunave”, tha ajo.

Sa i përket çështjes se cilat libra do të duhet të blihen për nxënësit, ministrja theksoi se tashmë e kanë të miratuar listën e teksteve sipas shkollave në secilën komunë, shkruan Telegrafi.

“Në përfundim të vitit të kaluar shkollor ne kemi dërguar listën me tekstet e miratuara. Për pjesën dërmuese të teksteve për 80% janë së paku dy tekste alternative. Nuk ka raste të shqetësimeve që një fëmijë do të ketë një libër tjetër”, tha ajo.

Nagavci tutje shtoi se kanë pasur presion e shantazhe për të cilat ajo tha se nuk kanë qenë të rastësishme.

“Kemi pasur forma të presionit dhe shantazhit të cilat unë nuk i konsideroj të rastësishme. Kam pranuar edhe paralajmërim për kallëzim penal. Jemi të vendosur më shumë se asnjëherë që të përmirësojmë cilësinë për fëmijët tanë. Kam marrë shkresë zyrtare të protokolluar për kallëzim penal. Shtëpia botuese “Luarasi” ka bërë paralajmërim për kallëzim penal ndonëse nuk ka pasur asnjë bazë për këtë”, tha ministrja.

Ministrja theksoi se si MASHT kanë adresuar tri raste në Prokurori, ku kanë vërejtur për ndërhyrje dhe rritje të çmimeve dhe për këto raste ajo tha se ende nuk kanë informacione nëse po zhvillohen hetimet në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...