25/06/2024

Nis monitorimi i zhurmës në lokale në Prishtinë, gjoba deri në 3 mijë euro dhe mbyllje të lokalit për tetë ditë për ata që e tejkalojnë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komuna e Prishtinës ka nisur monitorimin e zhurmës brenda lokaleve të gastronomisë, e cila do të bëhet nga Dhoma e Monitorimit e cila sot është funksionalizuar.
Për ata që tejkalojnë me zhurmën u tha se sistemi i kontrollit do t’i shqiptoj gjobat në mënyrë automatike, e të cilat do të jenë nga 500 deri në 3 mijë euro, madje parashihet edhe mbyllje të lokaleve nga tetë ditë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se tanimë kanë instaluar një numër të madh të censorëve dhe kanë krijuar edhe rregulloren.
“E kemi çdo bazë ligjore që nëpërmjet këtij sistemi ta monitorojmë, ta kontrollojmë zhurmën në kryeqytet, në restorante të ndryshme dhe po ashtu edhe gjoba për ata që nuk kanë aplikuar. Pra nëse ata që nuk kanë aplikuar dhe operojnë dhe i kalojnë decibelët do të ketë gjoba”, tha ai.
Rama shoti se bizneset nuk lejohen ta kenë zhurmën më shumë se 60 dicibel, derisa dha detaje edhe për gjobat.

“Gjobat në bazë të rregullores i kemi nga një mijë deri në tre mijë. Nëse e kalon, herën e parë atëherë e ka vërejtje, nuk ka gjobë. Vërejtja i shkon në email secilit operatorë që është i regjistruar. Nëse e kalon prapë, atëherë e kemi gjobën e parë 500 euro, nëse e kalon edhe herën e dytë, gjoba është 1000 euro. Nëse e kalon herën e tretë, atëherë operatori (lokali) mbyllet për tetë ditë dhe hapet prapë. Mirëpo prapë nëse e kalon vazhdon të ngritët gjoba prej 1000 në 1500, 2000. Ata që nuk kanë leje do të gjobiten, nuk mund të operojnë pa leje. E kemi zgjatë dy herë mundësinë që secili operator me apliku dhe me pas instalimin e censorëve, deri tash i kemi diku rreth 350 aplikues dhe 350 janë instaluar. Ndërsa, ata që nuk kanë aplikuar e lëshojnë muzikë, do të gjobitën derisa ta marrin licencën për me lëshuar muzikë“, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...