18/10/2024

Naim ef. Ternava priti përfaqesuesit e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Trnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Siminca, pritën në takim Mensur ef. Halili, kryetar i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare njëherësh imam në xhaminë Duseldorf-Gjermani dhe Salahudin ef. Ibra, sekretar i U.Q.I.SH. në Gjermani, Kamber Arjuli – arkëtar, Bedri Sylaj- imam në xhaminë Ebu Hanife në Troisdorf.

Myftiu Tërnava falënderoi mysafirët për vizitën dhe nëpërmes tyre tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Gjermani.
Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Nga ana e tij, z. Mensur ef. Halili u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Myftiut Tërnava dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e komunikimit e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës.

Në shenjë mirënjohje Myftiu Tërnava ua dorëzoi një “Mirënjohje -Falënderim” Unionit të Qendrave Islame Shqiptare nga Gjermania për kontributin e dhënë në emër të restaurimit së Medresesë “Alauddin” në Prishtinë. “Me këtë gjest fisnik treguat dashurinë dhe respektin ndaj Allahut xh.sh., Islamit dhe institucioneve të BI-së, dhe ne e lusim Allahun e madhërishëm që t’ju shpërblejë!”- tha Tërnava.

Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi dhe komunikimi duhet të vazhdohet në të mirë të popullit tone ashtu siç ka vazhduar deri më tani.

9/01/2023 Prishtinë (BIRK)

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...