28/05/2024

Ndalimi në kufij i shtetasve të Kosovës nga Serbia, Kurti: Shteti serb po hakmerret ndaj civilëve – po mbahen arbitrarisht edhe fëmijët, të privuar nga ushqimi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar sot pasi Serbia ka ndaluar autobusë dhe vetura me shtetas të Kosovë në pikëkalimet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë, një ditë pasi Asambleja Parlamentare i dha dritën jeshile Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Kryeministri Kurti në një postim në Twitter shkruan se Serbia po hakmerret kundër civilëve të Kosovës dhe se mbi 300 qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë po mbahen arbitrarisht në kufi të privuar nga ushqimi.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës, Serbia hakmerret kundër civilëve të Kosovës… Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë, përfshirë fëmijët janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...