Policia e Kosovës të mërkurën ka bastisur një shtëpi të pabanuar në veriun e Mitrovicës, ku kanë gjetur dhe konfiskuar armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur këmisha policore, pantallona ushtarake, pranga të plastikës dhe shok bombë.
Bëhet e ditur se lidhur me këtë rast, nuk është raportuar për persona të dyshuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë).
Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të dyshuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.