16/04/2024

Të bashkuar në foto, të ndarë në zgjedhje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Para dy vitesh në zgjedhjet parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës morën pjesë me një koalicion të përbashkët “Shqiptarët e Bashkuar”, me kryetar Shaip Kamberin i cili fitoi dhe një ulëse në Parlamentin e Serbisë.

Por, pa u kryer mandati i rregullt, Serbia më 17 dhjetor mban sërish zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme.

Këto zgjedhje për shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë më ndryshe pasi nuk kanë arritur të krijojnë një koalicion të përbashkët.

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të marrin pjesë dy lista shqiptare, “Alternativa Demokratike Shqiptare-lugina e bashkuar”, që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi dhe “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, që udhëhiqet nga Shaip Kamberi.

Shqiprim Arifi nga Alternativa Demokratike Shqiptare në një prononcim për ‘Telegrafin’, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte shkaktari që në këto zgjedhje po marrin pjesë dy lista të shqiptarëve e jo një.

Arifi theksoi se në këto zgjedhje është e pamundur që të fitojë një kandidat shqiptar ulëse në parlament për shkak të garës me dy lista.

“Pas ndërhyrjes së Kurtit, rezultoi në ndarje të listës së përbashkët. Pra, tani kemi dy lista zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të parakohshme, më 17 dhjetor … Është e pamundur që të rezultojmë me një deputet së paku në këto zgjedhje…”, ka thënë Arifi.

I pyetur se pse është i rëndësishëm pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje, ai tha: ‘Pikë së pari është rëndësi në aspektin e unitetit që të tregojmë një unitet, e të cilën e kemi tregu në marrëveshjen e Tiranës në vitin 2020. Kjo marrëveshje Kurtit nuk i ka pëlqyer as atëherë, por as kësaj radhe.

Por, kësaj radhe, ndërhyrja e Kurtit ka bërë që edhe ajo marrëveshje të prishet dhe të rezultojë me dy lista. Rëndësia e parë që të jemi unik është dëmtuar, mos të them shkatërruar. Kurse rëndësia e dytë është që nëpërmjet një liste në rast se nuk do të kishte ndërhyrje nga Kurti, kishim mundur të fokusojmë debatin dhe diskursin në Parlamentin e Serbisë në favor të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët kryesisht nga pasivizimi, por dhe diskriminimi 30 vjeçar ende po përballen me kushte të rënda të mbijetesës në Luginë të Preshevës.

Por, a mendon Arifi që këto zgjedhje do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Luginës?

“Jo, ne nuk jemi që i besojmë Serbisë fare…Atë të cilën e shohim tani është që kemi një lëvizje më të gjatë ekstreme, nacionaliste të cilët e heroizojnë Rusinë dhe mendësinë të viteve 90-ta dhe nuk shohim që as në pozitë e as në opozitë që ka një vetëdijesim kundrejt normave dhe standardeve të Bashkimit Evropian dhe të mendësisë anti-raciste dhe me vetëdijesimin që të gjithë njerëzit jemi të njëjtë dhe kemi të njëjta të drejta.

Pra, nuk shohim që do të përmirësohen…Por, çka është me rëndësi për ne shqiptarët është që të jemi unik në këto zgjedhje dhe t’i kishim treguar Serbisë që nuk lejojmë përçarje, por në këtë rast Kurti i ka ndihmuar Serbisë për të na përçarë shqiptarët në Luginë të Preshevës”, ka thënë ndër të tjera Arifi.

Nga ana tjetër, Shaip Kamberi i cili i prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëri të ditur se janë certifikuar për këto zgjedhje.

Sipas Kamberit në këtë listë bëjnë pjesë këto parti: Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptarë, e Aleanca për Luginën.

Ai bëri të ditur se numri i Listës me të cilën garojnë në këto zgjedhje është 13.

“E di që zgjedhjet e vit përvitshme janë të tepërta dhe nuk janë të lehta sidomos për ju, por nuk janë as për ne. Por, të rëndësishme janë për të gjithë, e rëndësishme është që të vazhdojmë e të luftojmë në çdo formë demokratike.

Padrejtësitë e diskriminimi ndaj pakicës shqiptare vazhdon të jetë i përditshëm.

As Serbia nuk duhet të vazhdojë të jetë peng e së shkuarës, as shqiptarët në Luginë nuk do duhej të ishin peng i një politike skenofobe, diskriminuese e ofenduese – që na mohon integrimin, që nuk na njeh diplomat, që na mohon flamurin, e bile na pasivizon dhe adresat që në fillim të ndryshimit të strukturës etnike të komunave tona”, ka thënë Kamberi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...