23/10/2024

Në Prizren, Gruaja therë me thikë burrin e sajë!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të therjes me thikë ku dyshohet se një grua e ka therur me thikë burrin me të cilin bashkëjeton tash e një kohë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Prizren.

31-vjeçarja është arrestuar nga Policia në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 31-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Ndryshe, 36-vjeçari është dërguar Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga therja me thikë. (lajmionline.net)

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...