Qytetarët maqedonas të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë të aplikojnë, të përgatisin dokumente ose të shkojnë në intervista për viza.
Kjo është një nga çështjet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka hapur me administratën amerikane, dhe që do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022.
Ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dy vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme.
Nisja e një dialogu të tillë muajve të fundit është paralajmëruar edhe në Serbi.
Sa i përket Kosovës, Uashingtoni më 12 shtator njoftoi për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të cilat, siç tha SHBA-ja, i kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.