17/07/2024

Nëse doni bark të sheshtë mos hani këto 4 ushqime

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Beteja me kilogramët e tepërt, sidomos me yndyrën në zonën e barkut është një nga situatat që kërkon shumë kujdes dhe përkushtim. Mjekët thonë se nëse doni një bark të sheshtë, duhet të shmangni produktet e pjekura, mishin e përpunuar, ushqimet e skuqura dhe pijet me sheqer.

“Pijet me sheqer nxisin ruajtjen e yndyrës rreth barkut,” thotë mjeku Mrinal Pandit.

Më shumë se gjysma e amerikanëve vuajnë nga obeziteti i barkut, por sidomos yndyra rreth barkut është më e dëmshme sepse rrethon mëlçinë, zorrët, teksa prodhohen substance toksike që rrisin presionin e gjakut dhe shkaktojnë inflamacion.

Ekspertët thonë se 30 minuta ushtrime të moderuara në ditë, gjumi mes pesë deri në tetë orë në natë, mospirja e duhanit dhe një dietë e ekuilibruar mund të ndihmojë në eliminimin e dhjamit të barkut. Një studim i vitit 2020 i University of Minessota zbuloi se konsumimi i shumë pijeve të ëmbla me sheqer përkthehet në rezerva më të mëdha yndyre rreth organeve.Nëse doni bark të sheshtë mos hani këto 4 ushqime

“Kur ne konsumojmë shumë sheqer, teprica shndërrohet në yndyrë dhe ruhet,” tha autori kryesor i studimit, So Yun Yi.

Ky ind dhjamor i vendosur rreth zemrës dhe në bark lëshon kimikate në trup të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Ndërkohë, karbohidratet e rafinuara që përfshijnë bukën e bardhë, orizin e bardhë, makaronat e bardha, picat dhe ushqime të tjera të përpunuara, si patate të skuqura dhe karamele…Të gjitha kanë ndikim në nivelin e yndyrës te zona e barkut.

Mishrat e përpunuar si hot dogët, salsiçet, proshuta dhe sallami janë gjithashtu në listën e zezë, falë përmbajtjes së lartë të yndyrës, natriumit dhe konservuesve, të cilët shtohen për të parandaluar rritjen e baktereve, mbajtjen e mishit të kuq dhe përmirësimin e shijes së kripur.

Çfarë të bëni për të shpëtuar nga ky rrezik?Nëse doni bark të sheshtë mos hani këto 4 ushqime

Shtoni sa më shumë ushqime me drithëra integrale si orizi kaf, drithërat, tërshëra, buka e zezë, bullguri, kokoshkat etj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...