16/06/2024

Netanyahu më nuk ekziston për Turqinë, Erdogan: E kemi fshirë dhe e kemi hedhur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me agjendën pas kthimit nga vizita në Kazakistan.

Lideri turk reagoi ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu duke i dhënë mesazhin se nuk do ta lënë Gazën vetëm dhe të pafuqishëm kur pyeten për ngjarjet mes Izraelit dhe Palestinës.

“Më lejoni t’ju them këtë, Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim. Ne e kemi fshirë dhe e kemi hedhur atë”, tha ai, raporton cnnturk.

Ai tha më tutje se përgjegjësi numër një për këtë është vetë kryeministri izraelit, “bisedimet për largimin e Netanyahut tani kanë filluar në Izrael”.

Erdogan pohoi se “si Turqi, duhet të marrim një rol udhëheqës. Ky do të jetë një zhvillim që do të formësojë të tashmen dhe të ardhmen përmes historisë”.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...