11/11/2024

New York, arrestohen dhjetëra protestues pro-palestinezë që i bllokuan rrugën presidentit Biden

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dhjetëra protestues civilë pro-palestinezë që bllokuan rrugën para ndërtesës në New York, ku presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të mbante fjalim, janë arrestuar, raporton Anadolu.

Midis ekipeve të Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) dhe protestuesve të mbledhur rreth ndërtesës pati një përleshje ku do të mbahej aktiviteti për fushatën e Bidenit në Manhattan në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Dhjetëra protestues, kryesisht me origjinë hebreje, të cilët akuzuan presidentin amerikan për mbështetjen e gjenocidit të Izraelit në Gaza në “Avenue 5” të New Yorkut, u arrestuan pas një debati me policinë.

Policia e New Yorkut duhej të sillte dy autobusë policie në vendngjarje për të transportuar protestuesit që bllokuan rrugën pikërisht përballë Muzeut Metropolitan në qendrën e paraburgimit.

Qindra mbështetës palestinezë u mblodhën në sheshin “Columbus” në një pjesë tjetër të Manhattan-it, duke protestuar për ardhjen e Bidenit në New York dhe kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Protestuesit, të cilët u shtynë nga policia e NYPD ku u mbajt një mbledhje fondesh për Partinë Demokratike, kërkuan që Biden t’i japë fund menjëherë tragjedisë njerëzore në Gaza dhe t’i japë fund mbështetjes së SHBA-së për Izraelin në mënyrë që të fitojë votat e tyre.

Vizita e Bidenit në New York, i cili mori pjesë në tri aktivitete të ndryshme gjatë ditës, ndërpreu edhe trafikun e qytetit.

Pasi Biden zbriti në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” me avionin presidencial, Air Force One, ai ateroi me helikopter në zonën e Wall Street të qendrës së qytetit./AA/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...