19/06/2024

Neymar shënon golin e parë me fanellën e Al-Hilal

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre në afatin kalimtar veror, duke ndjekur rrugën e shume yjeve të futbollit të cilët vendosën që karrierën ta vazhdojnë në Lindjen e Mesme.

Po zhvillohej minuta e 58-të e takimit mes Al-Hilal dhe Nassaji Mazandaran, kur Neymar pranoi një top mjaft të bukur nga Al-Dawsari për të mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të fuqishme dhe për të dyfishuar epërsinë e sauditëve.

Kujtojmë se kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve Aziatike, ku Al-Hilal pas kësaj fitore (3-0) radhitet e para në grupin D me katër pikë të grumbulluara pas dy ndeshjesh të zhvilluara.

Ndeshja e radhës për Al-Hilalin do të jetë ajo ndaj Al-Akhdood në kuadër të javës së nëntë në Ligën Saudite, aty ku momentalisht janë lider të tabelës me 20 pikë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...