Shkruan: Valdrin Ferizi PhD Cand
Paafësia e Bashkimit Europian për ta kryer rolıin e ndërmjetsuesit ka shkaktuar që situata të deskaloj me lehtësi dhe të duket krejt legjıtime një veprim i tillë terroristë sikurse edhe ndodhi në veriun e Republikes së Kosovës.
Ndeshkimi i palës me konstruktive siq është Republika e Kosovës nga ana e BE së e bënë të qartë se BE ja sebashku me ndërmjtesusit e saj të njanshëm e ka humbur kuptimin e të qenurit lehtësues i dialogut duke u shëndrruar kështu në një lehtësues të konfliktit.
Përderisa Kosova sillet në menyrë konstruktive është pala serbe ajo e cila nuk ka zbatuar pothuajse asnjëren nga marrveshjet e arrituara me ndërmjtesimin e njëanshëm të BE-së. Rrjedhimisht shtrohet pyetja se kush është ndër shkaktaret kryesor të kësaj situate ?
Sigurisht dihet është më se e qartë që këtë situate e ka sjellur vetë Bashkim Europian për vetë faktin e emerimit të një emisari sikurse është Lajçak, cili vjen nga një shtet mosnjohës i Kosovës, kjo tregon qartë se ai e favorizon palen tjetër gje e cila është deshmuar disa here, duke deklaruar se “kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është bibel ajo mund te ndryshohet” e gjithë kjo me qellimin e rehabilitimit dhe avancimit të kerkesave të Serbisë në demë të Kosovës. Arsyja tjeter qëndron se BE ndeshkon palen konstruktive në emer të mos konstruktivitetit ndërsa, përkdhel e përkarah Serbinë gjenocidale, prandaj edhe ka humbur kuptimin e lehtësusit të dialogut duke u shenderruar në të konfliktit.
Sikur BE -ja mos ta perdhete Serbinë por ta ndëshkonte me masa për ate çfarë bëri muaj me parë duke sulmuar ushtar të KFOR-it, repektivisht NATO-në Policinë e Gazetaret situata nuk do arrinte deri në këtë pikë. Deklarata e fillestare e përfaqesusit të lartë të BE për zhvillimet terroriste në veri të Mitrovices nga Serbia është akt tjeter trimerimi ndaj Serbisë, i cili në vend se ta denoj aktin e cenimit te integritetit dhe sovranitet te Kosovës nga Serbia ai kerkon vetëpërmbatje nga të dy palët.
Për çfarë vetëpërmbatje mund te bëhët fjale të vete permbahemi dhe te mos mbrohemi kur sulmohemi apo të dorzohemi para sulmit terrorist të Serbisë gjenocidale ? Ky diskurs përbënë edhe shkeljen e marrveshjes se dakorduar se fundemi në Bruksel dhe anesit shtesë të saj në Ohër, marrëveshje kjo në të cilën parashihet respektim i imtegritetit dhe sovranitet të dya vendeve.
Në këtë rast Bashkimi Europian mban anën e Serbisë duke shkelur në menyrë flagrante poatë marrëveshje të cilen vet e ka propzuar për palët negociuse pra, keshtu BE- ja del nga roli i ndërmjtësusit te dialogut dhe shendrrohet në një lehtësues konflikti. Prandaj është koha e fundit që BE ja të reflektoje me seriozitet dhe të kërkoj me ngulem e paanshmeri nga palët që të zbatohen marrvëshjet e arrituara në procesin e dialogut në menyrë paralele, pra atë që do ta zbatonte Kosova ta zbatonte edhe Serbia, sepse nuk mundet dhe nuk ka asnjë logjikë që nga njëra palë të kërkohet qe të zbatohen te gjitha marrëveshjet e pastaj nga pala tjetër varësisht nga disponimi. Vetëm qendrim i pa anshëm i ndërmjtesusve do ta mundësonte normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe do ta mund të t’ia kthente BE së rolin e saj të humbur të ndërmjtësues të mirëfillët nga ajo qe ka rreshqitur qëllimisht në lehtësues konfliktit me sjelljen e saj ndaj paleve pjesmarrse në dialog.
Autori ndejk studimet e doktorraturës në programin Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit “Necmettin Erbakan” në Konya të Turqisë.